Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia ka arritur marrëveshjen me mesfushorin kosovar Erlis Xhemajli duke realizuar një nga goditjet më të rëndësishme të merkatos verore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia duket se ka gjetur zgjidhjen për repartin e mesfushës pas largimeve të rëndësishme të kësaj vere.

Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me mesfushorin kosovar Erlis Xhemajli duke realizuar një nga goditjet më të rëndësishme të merkatos verore.

Pas ndarjes me emra si Ardit Krymi dhe Esat Mala drejtuesit kuqeblu kan lëvizur shpejt në treg për të mbuluar boshllëkun e krijuar në mesin e fushës.

Sipas informacioneve të Veriu Sport 22-vjeçari pritet të veshë fanellën e Vllaznisë në sezonin e ri duke sjellë energji cilësi dhe perspektivë në repartin e mesfushës.

Xhemajli vjen pas dy sezonesh shumë të mira me Dukagjinin ku është shëndërruar në një prej futbollistëve kyç të skuadrës nga Klina.

Mesfushori ka qenë një nga protagonistët e suksesit të Dukagjinit teksa këtë sezon skuadra arriti të fitojë Kupën e Kosovës një arritje historike për klubin.

Përveç paraqitjeve në nivel klubesh Erlis Xhemajli ka qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave të Kosovës duke konfirmuar potencialin e tij si një nga mesfushorët më premtues të futbollit kosovar.

Afrimi i tij shihet si një investim jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen e Vllaznisë e cila synon të ndërtojë një skuadër konkurruese si në kampionat ashtu edhe në arenën europiane.

Tashmë mbetet të shihet se sa shpejt Xhemajli do të përshtatet me ambientin kuqeblu dhe nëse do të arrijë të bëhet lideri i ri i mesfushës shkodrane.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img