Vllaznia bën goditjen e tretë në merkaton verore. Pas Patrik Bardhit dhe Herald Markut, firmos edhe me mesfushorin kroat Bruno Brajković!
Lajmi i publikuar zyrtarisht nga KF Vllaznia bën të ditur se mesfushorin kroat ka firmosur një kontratë 1+1, (me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër).
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
Mirë se vjen, Bruno Brajković!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin kroat Bruno Brajković, i cili do të jetë pjesë e kuqebluve për sezonin e ri.
Mesfushori ka firmosur një kontratë 1+1, (me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër).
I urojmë Brunos suksese me fanellën e Vllaznisë dhe sa më shumë arritje së bashku në rrugën drejt objektivave tona.
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!


