Argjentinë-Algjeri 3-0(shënues:Mesi 17′,60′,76′)
Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit,teksa mposhti Algjerinë me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e Grupit J.
Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Lionel Mesi i cili vazhdon të shkruaj histori edhe në moshën 39-vjeçare.
Kapiteni i Argjentinës zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të me një finalizim karakteristik duke i dhënë avantazhin bardhekaltërve.
Në pjesën e dytë Mesi dyfishoi shifrat në minutën e 60-të pas një aksioni të bukur të skuadrës së Lionel Skalonit.
Vetëm 16 minuta më vonë legjenda argjentinase kompletoi tripletën e tij personale duke vulosur fitoren 3-0 dhe duke dhuruar një tjetër paraqitje magjike në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Argjentina dominoi takimin nga fillimi deri në fund duke mos i lënë hapësira Algjerisë dhe duke treguar se mbetet një nga favoritët kryesorë për triumfin final në Kupën e Botës 2026.
Fatos LAMAJ


