Botërori 2026-Start i mbarë për Norvegjinë. Mund Irakun 4-1 dhe mer kryesimin e Grupit I

Lexo

- Reklamë -spot_img

Irak-Norvegji 1-4(shënues:Husein 38’/Haland 29′,45+1′,Ostigard 84′,Husein(aut) 90+6′)

Norvegjia e ka nisur në mënyrë perfekte rikthimin e saj në Kupën e Botës duke mposhtur Irakun me rezultatin bindës 4-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin I.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Erling Haland i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi skandinavët drejt tri pikëve të para.

Norvegjezët kaluan në avantazh në minutën e 29-të kur Haaland finalizoi me qetësi një aksion të bukur të skuadrës së tij.

Megjithatë Iraku reagoi shpejt dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 38-të me kapitenin Aimen Husein i cili mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë.

Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit Haland riktheu avantazhin për Norvegjinë në minutën e parë shtesë duke i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë skandinavët kontrolluan ritmin e lojës dhe vulosën fitoren në minutën e 84-të me Leo Ostigard ndërsa në kohën shtesë një autogol i Aimen Husein fiksoi rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë sukses Norvegjia mer kryesimin e Grupit I dhe konfirmon ambiciet për të shkuar larg në këtë Botëror.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img