Zvicërr- Bosnjë-Hercegovinë 4-1(Shënues: Manzambi 74’, 90’, Vargas 84’, Xhaka 90+7’(p)/Mahmiç 90+3’)
Zvicra ka mar një fitore të thellë 4-1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e dytë të Grupit B të Kupës së Botës 2026 në një sfidë që u vendos plotësisht në minutat e fundit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me një lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe me pak raste konkrete.
Megjithatë në pjesën e dytë Zvicra rriti ndjeshëm ritmin dhe mori kontrollin e plotë të takimit.
Goli i parë erdhi në minutën e 74-të me anë të Manzabit i cili zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë.
Në minutën e 84-të Vargas shënoj golin e dytë për helvetët ndërsa Manzabi realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 90-të duke çuar shifrat në 3-0.
Bosnjë-Hercegovina tentoi të reagojë dhe gjeti golin e nderit në minutën e 93-të me Mahmic duke rihapur për pak çaste sfidën.
Për të vulosur shifrat përfundimtare mebdoj kapiteni Granit Xhaka në minutën e 95-të që vulosi gjithçka me golin e katërt duke kompletuar fitoren e thellë 4-1.
Zvicra largohet me tre pikë shumë të rëndësishme dhe konfirmon formën e mirë në grup, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet me shumë punë për të bërë në ndeshjet e ardhshme.
Fatos LAMAJ


