Mungon zyrtarizimi nga ana e klubit, por mediat në Kosovë shkruajnë se Thomas Brdaric do të jetë trajneri i ri i Malishevës. Ditën e djeshme tekniku ka mbyllur bashkëpunimin me Drenicën dhe tashmë është gati për një aventurë të re në futbollin kosovar.
Si për ironi të fatit, pritet që Brdaric të debutojë në krye të stolit të Malishevës përballë Vllaznisë në turin e parë kualifikues të Conference League.
Tekniku gjermano-kroat ka drejtuar shkodranët në sezonin 2024-2025 dhe tashmë do të jetë kundërshtar i Vllaznisë në derbin europian.


