Botërori 20026-Lajm i hidhur për Kanadanë, Ismael Kone pëson thyerje të këmbës ndaj Katarit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fitorja spektakolare 6-0 e Kanadasë ndaj Katarit në Kupën e Botës 2026 është zbehur nga një lajm i rëndë për përfaqësuesen vendase.

Mesfushori Ismael Kone ka pësuar thyerje të këmbës gjatë pjesës së dytë të takimit pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Asim Madibo.

Momenti ishte tepër i rëndë për të gjithë të pranishmit në stadium,ku menjëherë pas dëmtimit futbollistët kanadezë formuan një rreth mbrojtës rreth shokut të tyre të skuadrës ndërsa Kone shihej në lot nga dhimbjet e mëdha.

Nga ana tjetër edhe lojtari i Katarit Asim Madibo mbeti i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Mesfushori u pa duke mbajtur kokën me duar dhe duke shfaqur shenja dëshpërimi teksa fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë.

Megjithatë pas rishikimit të pamjeve nga sistemi VAR arbitri vendosi ta ndryshojë vendimin dhe ta ndëshkojë me karton të kuq direkt.

Kone u largua nga fusha me barelë ndërsa tifozët e pranishëm në stadium e duartrokitën gjatë daljes së tij.

Mesfushori kanadez përshëndeti publikun në një moment emocionues që preku të gjithë të pranishmit.

Një gjest prekës erdhi edhe pas golit të katërt të Kanadasë,ku Saliba festoi duke ngritur fanellën e Ismael Kone një dedikim i veçantë për shokun e skuadrës që po kalonte momente të vështira.

Tashmë stafi mjekësor i Kanadasë pritet të përcaktojë kohën e rikuperimit të Kone ndërsa humbja e tij mund të jetë një goditje e rëndë për ambiciet e ekipit në vazhdim të Botërorit 2026.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img