(Video) Veteranët e futbollit të Gjakovës, mysafirë në Shkodër. Ndeshje miqësore me tifozët e Vllaznisë. I pranishëm edhe ish kapiteni i kombëtares Rudi Vata

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shoqata e tifozëve të zjarrtë të Vllaznisë “Përjetë kuqeblu” me drejtues Sandër Dema e ka kthyer në traditë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me tifozërinë gjakovare, e cila njihet si një ndër më të zjarrtat në Kosovë dhe më gjërë.

Më së shumti, bashkëpunimet janë më të afërta me Klubin e Futbollit Gjakova  me drejtues ish futbollistin e njohur gjakovar, Gzim Daka, klub i cili ka për president ish futbollistin Bujar Haradinaj, i cili është gjithashtu një veteran i luftës që ka mbijetuar me 18 plagë në trup.

Bashkëpunimi i radhës ishte ai i zhvilluar pasditen e së enjtes në Kalçeton “Bushati” të qytetit të Shkodrës, aty ku u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes ekipit të Shoqatës së Tifozëve të Zjarrtë të Vllaznisë “Përjetë kuqeblu” dhe veteranëve të futbollit nga Gjakova, ku pjesë e formacionit të miqve ishin edhe drejtori i këtij klubi Gzim Daka dhe presidenti Bujar Hajradinaj.

Me moton, “Ne jemi një”, ndeshja e gjykuar nga arbitri i njohur Agron Kastrati dhuroi emocione të shumta, por në fund, fitorja i takoi me meritë veteranëve të futbollit gjakovar.

Krahas të tjerave, për miqtë nga Gjakova, emocionuese ishte prania e ish futbollistit dhe ish kapitenit të kombëtares, Rudi Vata, i cili nga ana e tij, vlerësoi traditën e mirëfilltë që tashmë Shoqata e tifozëve të zjarrtë të Vllaznisë “Përjetë kuqeblu” me drejtues Sandër Dema ka krijuar në vendosjen e urave të bashkëpunimit mes dy qyteteve, Shkodër-Gjakovë, të cilat kanë shumë të përbëshkëta edhe në sport.

Si zakonisht, këto lloj takimesh, shoqërohen edhe me mbrëmjen festive, e cila krahas tingujve të muzikës, pati edhe shkëmbimin e dhuratave simbolike dypalëshe.

Fillimisht, ishte Shoqata e tifozëve të zjarrtë të Vllaznisë “Përjetë kuqeblu” me drejtues Sandër Dema dhe kolegu i tij Tonin Franja që i dorëzuan dhuratat miqve nga Gjakova, shallat e Vllaznisë dhe uniformën e shoqatës së tifozëve kuqeblu.

Ndërkohë që më pas ishte drejtori KF Gjakova, Gzim Daka dhe presidenti i klubit Bujar Haradinaj që nderuan me uniformat e ekipit gjakovar me stemën UÇK ish futbollistin Rudi Vata dhe drejtuesin e shoqatës së tifozëve të Vllaznisë Sandër Dema, si dhe me Çertifikatë “Mirënjohje” për tifozin shkodran dhe ish volejbollistin e njohur kuqeblu Irfan Domnoni dhe gazetarin sportiv, Gaspër Marku.

Takimi u mbyll me brohorijet: Shkodra-Gjakova, duke i lënë radhën tashmë një aktiviteti tjetër, të cilin drejtuesit e klubit gjakovar e propozuan të zhvillohet në hapje të sezonit të ri futbollistik të Kosovës. me rastin e inaugurimit të stadiumit të ri të futbollit në Gjakovë.

(Video) Pamje nga aktiviteti si dhe prononcimet e Sander Dema(Kryetar i Shoqatës së tifozëve Vllaznia), Gzim Daka(Drejtor KF Gjakova), Rudi Vata(Ish futbollist) dhe presidentit të KF Gjakova, Bujar Haradinaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img