Brazil-Haiti 3-0(Shënues: Kunja 23’, 36’, Vinicius 45+3’)
Kombëtarja e Brazilit ka regjistruar fitoren e parë në Kupën e Botës 2026 duke mundur Haitin me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e dytë të Grupit C.
Brazilianët e nisën vrullshëm takimin dhe gjetën avantazhin në minutën e 23-të me Kunja i cili finalizoi me sukses një aksion të bukur ofensiv.
I njëjti lojtar goditi sërish në minutën e 36-të duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë erdhi edhe goli i tretë.
Ylli brazilian Vinicius shënoi për 3-0 duke vulosur praktikisht fatin e takimit që në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë Brazili administroi epërsinë pa vështirësi ndërsa Haiti nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të rihapur ndeshjen.
Në fund Brazili mori një fitore të rëndësishme që e mban në garë për kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Fatos LAMAJ


