AF Vllaznia bën bilancin e mbylljes së sezonit. Drejtori Alban Hasani: Mbyllëm një sezon që përbëhet nga momente krenarie por edhe sfida të përjetuara që do të duhet të na bëjnë më të fortë në të ardhmen!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Akademia Vllaznia mbylli një sezon që përbëhet nga momente krenarie por edhe sfida të përjetuara që do të duhet të na bëjnë më të fortë në të ardhmen.

Nga ekipi i fëmijëve të vegjël U-9 dhe deri tek U-21, lojtarët tanë kanë treguar dëshirë, disiplinë dhe përkushtim të madh për të nderuar fanellën kuqeblu që mbajnë veshur.

Normalisht që kemi arritur rezultate pozitive por nga ana tjetër nuk duhet të mohojmë se kemi njohur edhe momente të padëshiruara për të gjithë ne. Sukseset por edhe disfatat, si në çdo përballje të vërtetë sportive janë bilanci që na bëjnë të kuptojmë se rruga drejt zhvillimit nuk është aspak e lehtë.

Disa prej ekipeve të Akademisë Vllaznia në sezonin që u mbyll patën fatin të jenë pjesëmarrës në turne ndërkombëtarë duke provuar një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Futbollistët tanë u ndeshën me stadarde të larta sportive dhe një ritëm krejt tjetër duke na ndihmuar që të mësojmë më drejtë se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.

Sot është momenti të falenderoj stafet teknike për punën e palodhur, një falenderim i përzemërt për prindërit që janë mbështetje e madhe për ne dhe fëmijët. Në të njëjtën kohë falenderoj të gjithë lojtarët e Akademisë Vllaznia për sakrificat dhe kontributin e tyre. Mirënjohje shumë e madhe për Presidentin e KF Vllaznia Z.Alban Xhaferi per suportin e madh qe u jep te rinjve tane , si dhe drejtuesit teknik te ekipit A cilët janë një derë e hapur gjithmonë për të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre në ekipin e parë të Vllaznisë.

Sezoni u mbyll dhe tashmë patjetër që për të gjjthë ne është një moment i pastër reflektimi. Akademia Vllaznia zhvillohet çdo ditë dhe pranë saj kërkon vetëm profesionistë për të arritur ato standarde që duhet të rriten çdo herë e më shumë. Për ne formimi i futbollistëve për botën profesioniste mbetet qëllimi kryesor dhe kjo arrihet vetëm përmes rezultateve dhe mënyra se si i plotëson objektivat gjithsecili ka shumë peshë. Askush prej nesh nuk duhet të ndihet i plotësuar sepse futbolli është një proces që nuk ndalet asnjëherë.

Që tani do të nisim të mendojmë për sezonin e ri, me më shumë kërkesa ndaj vetes, me më shumë përgjegjësi, me një staf më të përmirësuar dhe me qëllimin e përbashkët për të formuar futbollistë më të mirë dhe karaktere më të forta. Forca Vllaznia!

Drejtori Akademisë Vllaznia-Alban Hasani

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img