FSHF vijon kërkimin e talenteve në diasporë, më 27 qershor zhvillohet “Open Stage” në New York

Lexo

- Reklamë -spot_img

Identifikimi dhe afrimi i talenteve shqiptare që jetojnë dhe luajnë jashtë vendit mbetet një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit. Në vijim të punës së vazhdueshme për zgjerimin e bazës së futbollistëve të ekipeve kombëtare, FSHF do të organizojë më 27 qershor një “Open Stage” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky aktivitet do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex” në Warwick, New York dhe do të drejtohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli si edhe përfaqësues të FSHF-së.

Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë.

“Open Stage” do t’u ofrojë mundësinë futbollistëve shqiptarë të vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014 që aktivizohen në SHBA dhe Kanada të tregojnë potencialin e tyre. Qëllimi i kësaj nisme është evidentimi, vlerësimi dhe ndjekja nga afër e lojtarëve të talentuar të diasporës, me synimin për t’i afruar pranë ekipeve kombëtare të moshave.

Në vitet e fundit, FSHF ka zgjeruar kontaktet me komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke organizuar aktivitete dhe seleksionime në vende të ndryshme ku jetojnë dhe aktivizohen futbollistë me origjinë shqiptare.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe futbollit të vajzave. Të gjitha lojtaret shqiptare që aktivizohen në SHBA dhe Kanada do të kenë mundësinë të marrin pjesë në këtë aktivitet, pa kufizim moshe, duke krijuar një tjetër mundësi të rëndësishme për evidentimin e talenteve dhe afrimin e tyre me ekipet kombëtare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img