Ukraina është ekipi i tetë dhe i fundit i kualifikuar në çerekfinale të Euro 2020, ku ata do të përballen me Anglinë në Olimpico në Romë, pasi mundën Suedinë 2-1 në kohën shtesë. Në Hampden Park në Gllasgout ka dy orë lojë pas rezultatit 1-1 në kohën e rregullimit për golin e Zinçenko në minutën e 27-të, barazuar nga Forsberg në minutën e 43-të. Në sekondën e fundit të kohës shtesë erdhi goditja fituese nga Dovbyk.
Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Stadiumin “Hampden Park” të Gllasgout në Skoci, ka parë nordikët ta nisin më mirë dhe të mbizotërojnë në lojë, por edhe në rastet për shënim. Megjithatë, përkundër rrjedhës së lojës, janë ukrainasit që do ta gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 27-të, kur Oleksandër Zinçenko shfrytëzoi pasimin e Andrej Jarmolenkos dhe e kalon në epërsi skuadrën e drejtuar nga trajneri Andrij Shevçenko.
Por dy minuta para fundit të pjesës së parë, Forsberg do të rikthejë barazinë në shifra, me një gol të shënuar edhe falë një devijim të mbrojtjes ukrainase.
Dhe me këtë barazi në shifra do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat shohin një lojë të hapur. Ukrainasit godasin të parët shtyllën e portës së suedezëve në minutën e 55-të, por nordikët kundërpërgjigjen menjëherë me të njëjtën monedhë me anë të Forsbergut, i cili shikon edhe 14 minuta më pas sesi shtylla horizontale i mohon një tjetër mundësi për të shënuar.
Pavarsisht shtyllave të goditura dhe përpjekjeve të të dyja skuadrave, 90-minutëshi i kohës së rregullt mbyllet në barazim 1-1, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila. Aty ku, pas 8 minutash lojë, Suedia do të mbetet me 10 lojtarë, pasi kryesori Orsato, i ndihmuar nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), ndëshkon me karton të kuq Danielsonin.
E teksa të dyja skuadrat dukeshin të kënaqura të shkonin drejt goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshve dhe u akorduan edhe 3 minuta shtesë pas 120 minutave lojë, ukrainasit godasin dhe gjejnë golin e dytë me Dovbyk.
Mbyllet kështu me fitoren 2-1 të Ukrainës pas kohëve shtesë kjo përballje me Suedinë dhe është skuadra e Shevçenkos që siguron vendin në çerekfinale, ku do të përballet me Anglinë.