Saturday, July 27, 2024

Merkato-Tjetër firmë tek Vllaznia, kontratë 5 vjeçare edhe për sulmuesin Mersian Muliu

Lexo

Ndërkohë që skuadra kuqeblu vazhdon të jetë pushim deri të enjten, ndryshe ndodh me drejtuesit e klubit të cilët janë të përqëndruar në merkato. Dita e martë ka regjistruar dy firma, dhe që të dyja me lojtarë të rinj nga Akademia Vllaznia. Fillimisht me mbrojtësin Geralb Smajli dhe tashmë me sulmuesin Mersian Muliu, futbollist këto që vijnë nga Akademia e Futbollit Vllaznia.

Për t’u theksuar është se në ndryshim nga kontratat me lojtarët e tjerë të mëparshëm, kontratat e dy të rinjëve kuqeblu janë me afat 5 vjeçar, ç’ka ka lën të kuptosh se po punohet për perspektiven e klubit kuqeblu.

“Pas firmës së hedhur me mbrojtësin Geralb Smajli, pasditen e sotme KF Vllaznia ka firmosur me një tjetër futbollist 19 vjeçar të Akademisë tonë. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin Mersian Muliu. Kontrata e firmosur prej tij është 5 vjeçare dhe klubi i uron një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu”, shkruhet në informacionin zyrtar që KF Vllaznia ka shpërndarë për mediat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img