Largimet e një pjese të konsiderueshme të titullarëve të sezonit të kaluar 2025-2026 në radhët e kuqebluve kanë nisur të plotësohen me lojtarë të rinj të ardhur në merkaton verore.

Përforcimi i radhës është Fatbardh Latifi i ardhur nga klubi kosovar Trepça ’89 i cili ka firmosur një kontratë zyrtare, 1+1. Ai i përket repartit të prapavijës, ku edhe largimet nga Vllaznia kanë qënë më të shumta.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
Mirë se vjen, Fatbardh Latifi!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin qendror Fatbardh Latifi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë me kontratë 1+1 vjeçare.
Latifi vjen pas paraqitjeve të mira në futbollin e Kosovës dhe transferimi i tij realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet KF Vllaznia dhe klubit Trepça ’89.
I urojmë Fatbardhit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në rrugëtimin e tij me Vllazninë!
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!


