Senegal-Irak 5-0
Kombëtarja e Senegalit ka regjistruar një fitore spektakolare 5-0 ndaj Irakut në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën me eliminim direkt.
Skuadra afrikane dominoi takimin nga fillimi deri në fund duke zhvilluar një paraqitje bindëse në të gjitha repartet.
Senegali ishte superior në zotërimin e topit krijoi shumë raste dhe u tregua mjaft efikas para portës duke vulosur një fitore të thellë që mund të rezultojë vendimtare në garën për një vend mes skuadrave më të mira të treta.
Me këto tre pikë Senegali e mbyll fazën e grupeve në vendin e tretë ndërsa tani mbetet në pritje të rezultateve të grupeve të tjera për të mësuar nëse golavarazhi dhe numri i pikëve do ti mjaftojnë për të siguruar një biletë në raundin e 1/16-ave.
Në anën tjetër Iraku nuk arriti të rivalizojë përballë një kundërshtari shumë më të fortë dhe e mbylli ndeshjen me një humbje të rëndë.
Përfaqësuesja aziatike i jep fund aventurës së saj në Botërorin 2026 ndërsa Senegali vazhdon të shpresojë se fitorja 5-0 do të shpërblehet me kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira.
Fatos LAMAJ


