Botërori 2026-Barazimi 0-0 me Arabinë Saudite kalon Kepin e Gjelbërt mes 32 skuadrave më të mira të Botërorit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kepi i Gjelbërt-Arabia Saudite 0-0

Kombëtarja e Kepit të Gjelbër ka siguruar një barazim pa gola ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

Një rezultat që i shërbeu përfaqësueses afrikane për të përmbushur objektivin dhe për të vazhduar rrugëtimin në turne.

Sfida ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë ku të dyja skuadrat krijuan mundësi për të gjetur golin por mbrojtjet respektive dhe portierët ishin në një ditë të mirë duke bërë që rrjetat të mbeteshin të paprekura deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Për Kepin e Gjelbër kjo pikë rezultoi e vlefshme pasi i mundëson të sigurojë kualifikimin për në fazën me eliminim direkt duke vazhduar aventurën historike në Botërorin 2026.

Përfaqësuesja afrikane ka treguar organizim disiplinë taktike dhe karakter gjatë gjithë fazës së grupeve duke fituar me meritë një vend mes 32 skuadrave më të mira të turneut.

Në krahun tjetër Arabia Saudite nuk arriti të gjejë golin që do ta mbante në garë dhe i jep fund pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës 2026.

Pavarësisht përpjekjeve përfaqësuesja aziatike nuk mundi të siguronte pikët e nevojshme për të vazhduar më tej duke u eliminuar pas përfundimit të fazës së grupeve.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img