(Video) Vllaznia humb miqësoren me rumunët e FC Arges Pitesti. Kuqeblutë kalojnë të parët në avantazh me Qaton, por në fund munden 5-2

Lexo

- Reklamë -spot_img

FC Arges Pitesti(Rumani)- Vllaznia 5-2 

Formacioni i i Vllaznisë: Jukaj, Çetkoviç, Latifi, Gurishta, Bardhi, Ara, Qato, Dros, Murataj, Toma ,Balaj. Trajner: Edi Martini 

Vllaznia ka pësuar një tjetër humbje në fazën përgatitore që po zhvillon në Slloveni duke u mposhtur me rezultatin e thellë 5-2 nga skuadra rumune Arges Pitesti.

Për kuqeblutë kjo është një tjetër ndeshje ku mbrojtja ka shfaqur probleme teksa kan pësuar plot pesë gola pavarësisht se në dy raste arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Kuqeblutë e nisen mirë sfidën dhe në minutën e 20-të kaluan në avantazh.

Goditje dënimi për Vllazninë. Gjuajtja e Muratajt grushtohet nga portjeri rumun duke e kthyer në lojë, aty ku ndërhyrja e Klinti Qatos në të djathtë të zonës së kundërshtarit godet fluturimthi duke e dërguan në rrjetë.

Nuk vonon dhe menjëherë vjen reagimi i skuadrës rumune. Goditje dënimi në distancë diagonale me portën kuqeblu, topi harkohet në zonë, largohet nga prapavija kuqeblu, por në vazhdim të aksionit një goditje ballore rreth 18 metra e lëshuar nga Arges Pitesti në minutën e 29-të, megjithë plonzhonin e portjerit Jukaj, topi përfundon në rrjetë ngjitur me pingulen e djathtë të portës kuqeblu.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e barabartë 1 me 1, ndërkohë që e dyta, gjatë së cilës tekniku kuqeblu Edi Martini aktivizoi shumë futbollistë të tjerë për tu dhënë minuta loje gjatë fazës përgatitore, përrreth 30-të minuta nuk ka gol.

Dhë, pikërisht në të 75-tën është janë rumunët që arrijnë të kalojnë në avantazh 2 me 1 falë një tjetër gjuajtje potente nga jashtë zonë, këtë radhë diagonale nga e djathta e sulmit të tyre që përfundon në trekëndëshin e sipërm të portës kuqeblu.

Vllaznia arrin ta barazojë rezultatin në 2 me 2 me autor Ensar Tafilin, i cili duke shfrytëzuar një dalje të gabuar të portjerit rumun, pasi shmang mbrojtje kundërshtare e dërgon topin në rrjetë.

Barazim 2 me 2, ishte e fundit barazpeshë në këtë ndeshje, sepse në minutat e fundit, rumumët arrijnë të shënojnë edhe tre gola të tjerë në portën e Vllaznisë.

Të tretin rumunët e shënojnë pas një aksioni nga krahu i majtë i sulmit të tyre, ku krosi i dërguar në zonën e Vllaznisë gjen krejtësisht të zbuluar sulmuesin rumun i cili me lehtësi e dërgon në rrjetë.

Kur pritej një reagim i kuqebluve për të vendosur përsëri barazpeshen, gabimet e prapavijës kuqeblu vijojnë të jenë prezente edhe në minutat në vazhdim. Gabime që shfrytëzohen nga skuadra rumune, e cila duke shënuar edhe dy herë të tjera e mbyll të gjithë ndeshjen me rezultatin 5 me 2 në favor të tyre.

Kjo ishte miqësorja e katërt radhazi e Vllaznisë gjatë qëndrimit në Slloveni ku po kryen fazën përgatitore. Bilanci është një fitore dhe tre humbje, por që gjithësesi, rezultatet nuk janë primare, sepse për stafin teknik kuqeblu këto ndeshje shërbejnë për të testuar grupin dhe për të nxjerrë në pah problematikat që duhet të korrigjohen përpara nisjes së sezonit zyrtar ndërsa rezultatet e fundit tregojnë se ka ende shumë punë për tu bërë veçanërisht në repartin mbrojtës.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img