Norvegji-Bregu i Fildishtë 2-1(Shënues: Amad Diallo 74’/Nusa 39′, Haaland 86′)
Norvegjia është kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti me rezultatin 2-1 Bregun e Fildishtë në një sfidë shumë të luftuar të fazës me eliminim direkt.
Nordikët treguan qetësi në momentet vendimtare dhe siguruan biletën për në turin tjetër falë golit të vonë të Haland.
Norvegjia kaloi në avantazh në minutën e 39-të kur Nusa realizoi një gol spektakolar me një goditje të bukur duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë 1-0.
Bregu i Fildishtë reagoi në fraksionin e dytë dhe në minutën e 74-të Diallo riktheu baraspeshën me një aksion individual të shkëlqyer duke ndezur shpresat e afrikanëve.
Megjithatë kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi të mundshëm për ta çuar ndeshjen në shtesë, në skenë doli ylli i Norvegjisë.
Në minutën e 86-të Haland u gjend në vendin e duhur brenda zonës dhe shtyu topin në rrjetë për golin e fitores 2-1 duke vulosur kualifikimin e Norvegjisë.
Me këtë sukses Norvegjia avancon në fazën e 1/8-ave të Botërorit ku do të përballet me Brazilin në një duel shumë tërheqës.
Ndërkohë Bregu i Fildishtë eliminohet pas një paraqitje dinjitoze duke mbyllur një edicion historik të Kupës së Botës.
Fatos LAMAJ


