(Video) Atletikë-Shkodra organizon Turneun Ndërkonëbëtar “Kupa e Ikonave” në nderim të figurave të shquara të atletikës shkodrane që nuk jetojnë. Çertifikatë mirënjohje për Artor Mlloja, Ruzhdi Piraniqi, Pjetër Mandi, Ymer Syrjaja, Bedri Haxhika, Met Rama

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me iniciativë të Shoqatës së Atletikës Vllaznia në bashkëpunim me Bashkia Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikë, Shkodra po e kthen në traditë organizimin e aktivitetit “Kupa e Ikonave”.

Një aktivitet ky i zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”të Shkodrës  në nderim të figurave të shquara të këtij sporti që sot nuk jetojnë, por me talentin dhe rezultatet e tyre kanë lënë emër në historinë e atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare.

𝐆𝐞̈𝐳𝐢𝐦 𝐌𝐞

𝐦𝐚, 𝐕𝐢𝐥𝐝𝐚𝐧 𝐓𝐮𝐟𝐢, 𝐌𝐚𝐫𝐢𝐣𝐞 𝐑𝐫𝐚𝐧𝐱𝐢, 𝐅𝐞𝐭𝐢 𝐃𝐢𝐳𝐝𝐚𝐫𝐢, 𝐒𝐮𝐫𝐫𝐢 𝐇𝐨𝐭𝐢, 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦 𝐃𝐢𝐳𝐝𝐚𝐫𝐢, 𝐇𝐲𝐬𝐧𝐢 𝐁𝐞𝐛𝐞𝐳𝐢𝐪𝐢, 𝐙𝐞𝐟 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐣𝐚, 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧 𝐆𝐫𝐮𝐝𝐚, 𝐒𝐞𝐛𝐢𝐣𝐞 𝐊𝐞𝐫𝐚𝐣, 𝐇𝐢𝐯𝐳𝐢 𝐊𝐨𝐭𝐫𝐫𝐢, 𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐇𝐢𝐥𝐚, 𝐑𝐚𝐬𝐢𝐦 𝐊𝐫𝐚𝐣𝐚, 𝐄𝐧𝐯𝐞𝐫 𝐃𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐡𝐢, 𝐊𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐑𝐫𝐣𝐨𝐥𝐥𝐢, 𝐕𝐚𝐥𝐛𝐨𝐧𝐚 𝐓𝐞𝐥𝐢, 𝐀𝐬𝐢𝐦 𝐌𝐮𝐣𝐚𝐱𝐡𝐢, 𝐋𝐥𝐞𝐬𝐡 𝐕𝐮𝐤𝐬𝐚𝐧𝐢, 𝐃𝐚𝐬𝐡𝐚𝐦𝐢𝐫 𝐒𝐡𝐞𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐒𝐨𝐤𝐨𝐥 𝐇𝐨𝐭𝐢”, janë emrat e atletëve shkodranë që i dedikohej aktiviteti.

Ndërkohë, në hapje të aktivitetit, Shoqata e Atletikës Vllaznia ka shpërndarë çertifikata “Mirënjohje” (pas vdekjes) për disa figura të tjera të këtij sporti në Shkodër si:

𝑨𝒓𝒕𝒐𝒓 𝑴𝒍𝒍𝒐𝒋𝒂, 𝑹𝒖𝒛𝒉𝒅𝒊 𝑷𝒊𝒓𝒂𝒏𝒊𝒒𝒊, 𝑷𝒋𝒆𝒕𝒆̈𝒓 𝑴𝒂𝒏𝒅𝒊, 𝒀𝒎𝒆𝒓 𝑺𝒚𝒓𝒋𝒂𝒋𝒂, 𝑩𝒆𝒅𝒓𝒊 𝑯𝒂𝒙𝒉𝒊𝒋𝒂 𝒅𝒉𝒆 𝑴𝒆𝒕 𝑹𝒂𝒎𝒂.

Aktiviteti i konceptuar në formën e një Turneu Ndërkombëtar, pasi, krahas atletëve shqiptarë, në garë kënë qënë edhe atletë të huaj, përfaqësues të ekipeve të rajonit, ka nisur me garat e atletëve të vegjël, duke zbritur në pistë për të treguar se e duan këtë sport dhe me ta, e ardhmja e këtij sporti është e sigurtë.

Reeferuar konkurimit, ashtu si edhe në aktivitetet e mëparshme, kanë qënë atletët e Vllaznisë që kanë spikatur përgjithësisht në garat e zhvilluara. Endri Raka në 100 metra meshkuj dhe kërcim së gjati meshkuj, Sidrit Kopliku në 800 metra, Elois Heta vendi në kërcim së gjati për femra, Roah Bashli në 300 metra femra, Johert Paja në 300 metra meshkuj, Kolindo Kiri vendi në kërcim trehapësh meshkuj, ishin disa nga fituesit e garave përkatëse.

Rezultatet teknike“Kupa e Ikonave”-Postimi i Vllaznia Atletikë

100 metra meshkuj:

– Endri Rakaj- vendi 1

– Leandro Çardaku- vendi 2

– ⁠Durjon Idrizaj vendi 3

100 metra femra:

– Anoela Drobnjak vendi 1

– Lara Bubanja vendi 2

– Alberta Salillari vendi 3

200 metra meshkuj:

– Bardh Telaku vendi 1

400 metra meshkuj:

– Dejan Balla vendi 1

800 metra meshkuj:

– Sidrit Kopliku vendi 1

– Boban Magdalj vendi 2

kërcim së gjati meshkuj:

– Endri Rakaj vendi 1

– Kolindo Kiri vendi 2

– Mario Cepi vendi 3

kërcim së gjati femra:

– Elois Heta vendi 1

– Amela Trumçi vendi 2

300 metra meshkuj U16:

– Johert Paja vendi 1

– Luart Balla vendi 2

– Isli Shurbani vendi 3

300 metra femra U16:

– Roah Bashli vendi 1

– Mersi Pali vendi 2

kërcim trehapësh meshkuj:

– Kolindo Kiri vendi 1

– Mario Cepi vendi 2

– Elizeo Spathari vendi 3

Falënderojmë Bashkinë Shkodër dhe Zyrën e Sportit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij sporti dhe kujdesin e saj për nderimin e figurave që e kanë lartësuar emrin e këtij qyteti dhe të Vllaznisë në vite.

Falënderojmë Federatën Shqiptare të Atletikës pë suportin e dhënë.

  • Falënderojmë gazetarët sportivë që janë gjithmonë pranë nesh në pasqyrimin dhe sukset tona.

(Video)Pamjet nga Turneu Ndërkombëtar “Kupa e Ikonave” në nderim të figurave të këtij në Shkodër që nuk jetojnë, si dhe prononcimet e Presidentit tyë FSHA Izmir Smajlaj dhe Kryetrajnerit të Vllaznisë, Albert Marashi, mund t’i ndiqni në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img