Teuta ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës duke zyrtarizuar afrimin e dy mbrojtësve me eksperiencë Geraldo Bajrami dhe Rustem Hoxha.
Klubi durrsak ka vendosur të forcojë ndjeshëm repartin defensiv ndërsa të dy futbollistët do të jenë pjesë e Teutës për sezonin e ri me synimin për t’i dhënë më shumë siguri dhe cilësi prapavijës.
Me këto dy afrime Teuta dërgon një mesazh të qartë se synon të ndërtoj një skuadër konkurruese dhe të luftojë për objektiva të rëndësishëm në edicionin e ri të kampionatit.
Dy përforcime me peshë dy emra me eksperiencë dhe një Teutë që vazhdon të jetë protagoniste në merkaton e verës.
Fatos LAMAJ


