Spanjë-Austri 3-0(Shënues: Oyarzabal 36′, 89′, Pedro Porro 66′)
Spanja ka siguruar kualifikimin për në raundin e 1/16 të Botërorit 2026, pasi mposhti bindshëm Austrinë me rezultatin 3-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Sofi Stadium” në Kaliforni.
Spanja dominoi takimin nga minuta e parë duke krijuar vazhdimisht raste për shënim.
Pas disa tentativave të rrezikshme epërsia erdhi në minutën e 36-të kur Mikel Ojarzabal finalizoi me saktësi një asist të bukur të Mark Kukureja duke i dhënë avantazhin spanjollëve.
Edhe pjesa e dytë foli e gjitha për Spanjën e cila ushtroi presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën kundërshtare.
Në minutën e 66-të mbrojtësi Pedro Porro dyfishoi shifrat me një goditje të saktë me kokë pas një aksioni të ndërtuar mirë.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit Spanja gjeti edhe golin e tretë ku në minutën e 89-të ishte sërish Mikel Ojarzabal që vulosi suksesin me golin e tij të dytë personal duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 3-0.
Austria u shfaq thuajse inekzistente gjatë gjithë takimit teksa krijoi shumë pak në fazën sulmuese dhe nuk arriti në asnjë moment të vendoste në vështirësi mbrojtjen e organizuar të Spanjës.
Me këtë fitore të pastër dhe plot autoritet Spanja konfirmon statusin e saj si një nga pretendentet kryesore për triumfin në Botërorin 2026 dhe avancon me meritë në fazën 1/8.
Fatos LAMAJ


