Botërori 2026-Argjentina kalon me plot vuajtje Kepin e Gjelbërt në kohën shtesë dhe kalon në fazën tjetër të 1/8-tave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Argjentina-Kepi i Gjelbërt 3-2(Shënues: 29′ Messi, 92′ Li. Martinez, 111′ Borges (aut)/ 59′ Duarte, 103′ Lopes Cabral)

Argjentina ka prerë biletën për në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës 2026 por vetëm pas një sfide spektakolare dhe plot emocione ndaj debutuesve të Kepit të Gjelbër.

Kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë në një ndeshje që mbajti tifozët në ankth deri në minutat e fundit.

Argjentina dominoj pjesën më të madhe të fraksionit të parë dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 29-të.

Si zakonisht protagonisti ishte Lionel Mesi i cili finalizoi me qetësi një aksion të bukur duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Megjithatë Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe tregoi edhe një herë karakterin që e ka shoqëruar gjatë gjithë këtij Botërori dhe në minutën e 59-të riktheu baraspeshën falë golit të Duarte duke shtangur argjentinasit dhe duke e çuar sfidën drejt një fundi dramatik.

Koha e rregullt nuk prodhoi fitues dhe ndeshja shkoi në shtesa dhe vetëm dy minuta pas fillimit të tyre, në  minutën e 92-të Lisandro Martinez shfrytëzoi më së miri një situatë në zonë dhe kaloi sërish në avantazh Argjentinën.

Kur dukej se kampionët e botës po marshonin drejt kualifikimit Kepi i Gjelbër goditi sërish dhe ishte Lopes Kabral që realizoi një supergol spektakolar duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke ndezur shpresat për një tjetër mrekulli të debutuesve në këtë Botëror.

Megjithatë fati i buzëqeshi Argjentinës në minutën e 111-të ku nga një aksion i rrezikshëm i tyre përfundoi me autogolin e Borges i cili devijoi topin në portën e tij duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-2 dhe kualifikimin e kampionëve në fuqi.

Me këtë fitore Argjentina vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit dhe në fazën e 1/16-ve do të përballet me Egjiptin që eliminoi Australinë vetëm pas goditjeve të penalltive.

Ndërkohëq Kepi i Gjelbër largohet me kokën lart nga Kupa e Botës 2026 pasi zhvilloi një turne historik dhe ishte shumë pranë një prej surprizave më të mëdha të këtij edicioni.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img