Botërori 2026-Pas 120 minutave lojë, Egjipti eleminon Australinë me gjuajtjet e penalltive dhe kalon në fazën tjetër të 1/8-tave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Australi-Egjipt 1-1(Shënues: Australi – Egjipt 1-1 (Mohamed Hany 55′(a)/Emam Ashour 13′) (Penalltitë, 2-4 për Egjiptin)

Egjipti është skuadra e radhës që siguron një vend në fazën e 1/8-ve të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Australinë me rezultatin 4-2 në goditjet e penalltive pas barazimit 1-1 në 120 minuta lojë.

Afrikanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke kaluar në avantazh që në minutën e 13-të me Ashur i cili finalizoi me sukses një aksion të bukur të Egjiptit.

Australia reagoi në pjesën e dytë dhe rivendosi baraspeshën në minutën e 55-të falë një autogoli të Hani duke e çuar sfidën drejt një fundi dramatik.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat në vazhdim as koha e rregullt dhe as shtesat nuk prodhuan golin e fitores.

Gjithçka u vendos nga pika e bardhë ku Egjipti tregoj qetësi dhe saktësi maksimale duke realizuar të katër penalltitë me Saber,Rabia,Salah dhe Hasan.

Në krahun tjetër Australia gaboi dy herë ku Sutar dhe Herrington nuk arritën të shënonin ndërsa vetëm Irvine dhe Mabil u treguan të saktë nga 11 metrat teksa kjo i dha Egjiptit fitoren 4-2 në seri dhe kualifikimin e merituar.

Në fazën 1/8 Egjipti do të përballet me fituesin e çiftit Argjentinë-Kepi Gjelbër në një duel ku do të tentohet nga afrikanët do tentojnë të shkaktojnë surprizën ndaj një prej favoritëve kryesorë për fitimin e Kupës së Botës.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img