Veshja kuqeblu e Emiljano Mustës u bë e ditur një ditë më parë nga Veriu Sport, i cili njoftoi arritjen e marrëveshjes me ish futbollistin e Elbasanit të sezonit të kaluar, madje duke saktësuar edhe firmosjen e kontratës përkatëse. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë KF Vllaznia ka bërë prezantimin e tij zyrtar përmes komunikatës së shtypit.
“Mirë se erdhe, Emiljano Musta!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për sezonin e ri.
Me eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Musta i bashkohet Vllaznisë për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit në kampionat dhe në arenën europiane.
I urojmë Emiljanos shumë suksese me fanellën kuqeblu!
Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë! ”, citohet në njoftimin zyrtar shpërndarë nga KF Vllaznia


