Botërori 2026-Dorëzohet Kanadaja, organizatorët eleminohen nga Maroku simpatik, i cili vazhdon marshimin më tej në çerekfinale

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kanada-Marok  0-3(Shënues: Ounahi 50′, 82′, Rahimi 90’+8)

Kanadaja, njëri prej vendeve organbizatore të Botërorit 2026 së bashku me SHBA-në dhe Meksikën i ka dhënë lamtumirën konkurimit në botëror.

Edhe pse kanë bërë një pjesë të parë të mirë, vendasit, nuk kanë arritur të përballojnë Marokun në pjesën e dytë, i cili i shënoi tre gola.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 50-të të pjesës së dytë nga Azedin Ounahi i cili finalizoi me saktësi një skemë nga goditja e dënimit.

Mesfushori maroken ishte sërish protagonist në minutën e 82-të duke dyfishuar shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në minutën e 98-të Sufian Rahimi vulosi fitoren 3-0 duke përfunduar një tjetër aksion të shpejtë dhe duke i dhënë fund çdo shprese të Kanadasë.

Një Marok, i konsideruar si bukuria e ketij Boterori, i cili siguron një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.

Me këtë sukses të pastër Maroku vazhdon ëndrrën botërore dhe pret në çerekfinale fituesin e përballjes Paraguaj-Francë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img