Trajneri Ilir Daja, i kënaqur me kualifikimin në turin e dytë eliminator të UEFA Conference League: Falenderoj tifozët shqiptarë që na mbështeten

Lexo

- Reklamë -spot_img

Deklarata e trajnerit Ilir Daja pas fitores 1-4 në fushën e Astanës, që kualifikoi Dinamon në turin e dytë eliminator të UEFA Conference League:

“E dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Astana ka një ekip goxha të mirë. Këtë e shprehu edhe sot në fushë, pavarësisht se rezultati foli për ne.

Si duket, Kazakistani është pjesë edhe e fatit, sepse është hera e tretë që ndeshem dhe asnjë nga këto tri ndeshje nuk e kam humbur. Të parën me Kairat Almati, me Astanën pastaj barazim dhe fitorja e sotme. Sot na e lehtësoi pak edhe dalja me karton të kuq e lojtarit kundërshtar.

Jemi shumë të kënaqur, sepse kemi ndryshuar gati 70% të ekipit. E thashë edhe para ndeshjes, kur është e vështirë, është dhe më e bukur kur kualifikohesh. Nuk mendoj se Astana na nënvlerësoi, sepse me atë që kemi parë në këto ndeshje të fundit që ne e kemi ndjekur, që kur na ra shorti, luajti me formacionin më të mirë.

Falënderojmë gjithë ata tifozë shqiptarë, jo vetëm të Dinamos, që ishin prezent këtu në Astana. Ishte kënaqësi, sepse kishim edhe mbështetjen e tyre. Kishim një motiv shtesë, sepse mbështetja e tyre na bëri të mos dorezoheshim deri në fund.

Në fakt, ajo që bëri diferencën sot nuk ishte ana taktike, por ishte sakrifica që bënë lojtarët për të arritur te kualifikimi, si dhe vlerësimi që i bënë ata Astanës. Ajo që mendoj se bëri ndryshimin ishte që ne kemi prurje shumë lojtarë të rinj dhe kishim një javë më shumë kohë që të punonim bashkë për ta përgatitur ndeshjen e kthimit”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img