Intervista-Dritan Smajli rikthehet në krye të Ilirisë: E njoh shumë mirë këtë grup dhe besoj fort se do të bëjmë gjëra, që ndoshta sot askush nuk i mendon! Tentojmë pesëshen e pare, por hap pas hapi do të shohim ku jemi!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dritan Smajli duket se është shumë i dashuruar pas Ilirisë. Lezhjani që ka luajtur me sukses edhe për ekipin e Vllaznisë, rikthehet pas një shkëputje të shkurtër përsëri në krye të fushë-krujasve. Një rikthim me shumë motivim dhe entuziasëm në arritjen e rezultateve pozitive. Në prononcimin ekskluziv dhënë për Veriu Sport, Smajli, thekson se e njeh shumë mirë grupin dhe beson fort se do të bëjë gjëra që ndoshta sot askush nuk i mendon! Për të, objektivi është të tentojmë pesëshen e pare, dhe më pas pas, por hap pas hapi me të tjera pretendime.

Pas një eksperience tek akademia “Lisus” me ekipet e moshave riktheheni sërish në krye të Ilirisë, çfarë do të thotë ky rikthim për ju?

Nuk kam qenë asnjëherë larg futbollit dhe në fakt asnjëherë nuk jam shkëputur nga Iliria pasi marrëdhëniet dhe komunikimi me klubin kanë qenë të vazhdueshme edhe në periudhën kur nuk isha trajner. Nga klubi u largova me dëshirën time për të mirën e skuadrës dhe të klubit. Në asnjë moment presidenti nuk ka shfaqur pakënaqësi ndaj meje ishte një vendim tërësisht personal.

Çfarë ju bindi të pranonit ofertën e Ilirisë për tu rikthyer sërish?

Pa diskutim grupi i lojtarëve pasi i njoh shumë mirë. Me këtë grup kemi bërë gjëra shumë të mira. Gjithashtu presidenti këmbënguli që të bashkëpunonim sërish pasi kemi pothuajse të njëjtin karakter. Na bashkon puna përkushtimi dhe thjeshtësia në mënyrën se si e shohim futbollin.

Sa e njihni aktualisht grupin e lojtarëve dhe a mendoni se skuadra ka potencialin për të realizuar objektivat?

E njoh shumë mirë këtë grup dhe besoj fort se do të bëjmë gjëra që ndoshta sot askush nuk i mendon. Kemi një skuadër me potencial dhe besoj se me punë dhe përkushtim mund të arrijmë rezultate shumë të mira.

A do të shohim një ekip ndryshe nga ajo që drejtuat në periudhën tuaj të parë?

Nuk është se në atë periudhë nuk bëmë gjëra të mira. Përkundrazi jemi të ndërgjegjshëm që skuadra zhvilloi paraqitje shumë të mira. Por ishim ekipi më i penalizuar në shumë drejtime. Dënimet e lojtarëve dënimi i fushës dhe mungesa e tifozëve krijuan vështirësi në rezultate. Megjithatë djemtë treguan karakter dhe zhvilluan paraqitje jashtëzakonisht të mira.

Çfarë përforcimesh i duhen skuadrës për të qenë më konkurruese në sezonin e ri?

Po punojmë me kujdes në merkato larg emrave të mëdhenj por me lojtarë punëtorë që duan të ecin përpara dhe mbi të gjitha që duan të stërviten shumë fort. Kemi afruar deri tani tre lojtarë që mendoj se i plotësojnë këto që sapo përmenda siç jan:Çuçka,Olola dhe Tuni. Presim edhe tre apo katër përforcime dhe besoj se do të na mjaftojnë për të bërë mirë në kampionat.

Cilat janë objektivat që keni vendosur së bashku me drejtuesit e klubit?

Normalisht që do të tentojmë pesëshen e parë por hap pas hapi do të shohim ku jemi.

Sa e rëndësishme është për ju ndërtimi i një skuadre me identitet dhe mentalitet fitues?

Është arma ime e fortë që të ndërtoj një skuadër të tillë dhe besoj se do ta kem të thjeshtë për ta bërë mjafton që lojtarët të më ndjekin.

Iliria ka tifozë të zjarrtë në Fushë-Krujë, çfarë mesazhi keni për ta në prag të sezonit të ri?

Më njohin se si punoj dhe se sa e dua këtë klub,jan tifozë të veçantë në llojin e tyre një tifozeri që të mbështet edhe në ditët më të këqija të skuadrës dhe kjo për mua quhet tifozeri e vërtetë që të mbështet atëherë kur asgjë nuk po shkon mirë. Ju them të vazhdojnë ta bëjnë sepse do të japim gjithçka për ta.

Sa e vështirë parashikohet të jetë Kategoria e Parë këtë sezon dhe cilat skuadra i shihni si rivalët kryesorë?

Do të jetë një kampionat shumë i fortë dhe besoj edhe më i fortë se superliga. Është herët të themi se kush janë rivalët por besoj se në start të gjithë do të kenë pretendimet e tyre.

Çfar premtimi keni për tifozët në këtë rikthim tuajin?

Premtimi është i njëjtë shumë punë, shumë thjeshtësi dhe mbi të gjitha ndershmëri në punën që bëj. Shumë faleminderit për mikpritjen edhe pse asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim këtë gjë, ata më duan dhe rikthimi ishte edhe për ata.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img