Për të dytin vitë me radhë, Federata Shqiptare e Basketbollit në bashkëpunim me FIBA i beson Shkodrës organizimin e Turneut Ndërkombëtar FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C.

Përfaqësuesja e FSHB Ajla Gozhdari, shprehet e kënaqur me organizimin e Turneut i cili po zhvillohet në pallatin e sporteve “ Qazim Dervishi” të Shkodrës ku në garë janë tetë ekipeve konkuruese: Shqipëria, Andorra, Armenia, Gjibraltari, Kosova, Malta, Moldavia, San Marino.
Starti i kombëtares së Shqipërisë U18, në përbërje të së cilës është edhe basketbollisti i talentuar i Vllaznisë, Jordi Preka është shoqëruar me fitoren e merituar dhe të thellë me rezultatin 67-111 ndaj kombëtares së San Marinos.
Ndërkohë, që me mbështetjen e tifozëve shkodranë, ka optimizëm për rezultate pozitive në këtë turne.
(Video) Prononcimin e plotë të përfaqësueses së FSHB Ajla Gozhdari, mund ta ndiqni në kanalin tonë Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


