Në karrieren e tij sportive, sulmuesi elegant Sindrit Guri ka provuar të luajë me sukses, jo vetëm për Vllazninë e tij, prej së cilës doli si futbollist, por edhe me skuadra të tjera të elites së futbollit shqiptar si dhe me ekipin kombëtar, ndërkohë që pati edhe një përvojë pozitive në ekipe me emër europiane.

Falë edhe rezidencës së tij familjare në Itali, kampionatet e fundit i luajti kryesisht me ekipin Varese, në Serie D (kategoria e katërt italiane) ku edhe spikati si golashënuesi më i mirë i sezonit.
Ndërsa, për sezonin e ri futbollistik 2026-2027, mediet italiane bëjnë të ditur se shkodrani Sindrit Guri ka firmosur për ekipin e Legnano duke pasur të njëjtin objektiv, tundjen e rrjetave kundërshtare si dhe fitimin e “Këpucës së Artë” në këtë kategori.


