Pasditen e djeshme firmosi për Besëlidhjen e Kategorisë së Parë, dhe menjëherë pas nënshkrimit, nigeriani Olamide Gabriel Ogungbire merr falenderimet nga ana e KF Shiroka, klubi i parë i cili e promovoi në futbollin shqiptar.

“Faleminderit, Olamide Gabriel Ogungbire!
Pas marrëveshjes së arritur mes KF Shirokës dhe KF Besëlidhjes, futbollisti Olamide Gabriel Ogungbire do ta vazhdojë karrierën e tij me skuadrën lezhjane.
KF Shiroka e falënderon Olamiden për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që veshi fanellën e klubit tonë. I urojmë shumë suksese në këtë etapë të re të karrierës, shëndet dhe sa më shumë arritje me Besëlidhjen.
Faleminderit për gjithçka dhe suksese, Olagol !”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Shiroka.


