Aluminij-Dinamo 1-1(Vrbanec 83’/Berisha 15’)
Aluminij:Raduha,Simunic,Boben,Skaubac,Koderman,Vrbanec,Jagic,Tejlor,Tezak,Suso,Osuji Trajner: Jura Arsiç
Dinamo:Teqja,Ismaili,Dita,Aliji,Vila,Ruçi,Manellari,Qefalia,Përndreca,Qardaku,Berisha Trajner: Ilir Daja
Dinamo ka mar një barazim 1-1 në transfertën ndaj Aluminij në takimin e parë mes dy skuadrave duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme teksa në minutën e 15-të Hekuran Berisha kaloi blutë në avantazh pas një aksioni të mirë.
Goli i hershëm i dha besim Dinamos e cila krijoi edhe disa raste të tjera të rrezikshme për të thelluar rezultatin.
Dinamo ishte shumë pranë golit të dytë por fati nuk ishte në anën e saj teksa një goditje dënimi spektakolare e Qardakut u ndal nga shtylla duke i mohuar mesfushorit një supergol dhe skuadrës shqiptare avantazhin e dyfishtë.
Kur dukej se Dinamo po shkonte drejt një fitore të rëndësishme në transfertë në minutën e 83-të vendasit përfituan nga një moment pasigurie në prapavijën dinamovite.
Vrbanec shfrytëzoi më së miri rrëmujën në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë duke vendosur shifrat përfundimtare 1-1.
Me këtë barazim, Dinamo City ruan shanse të plota për të siguruar kalimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, ku gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit.
Sfida e kthimit e turit të dytë të UEFA Conference League Dinamo City – Aluminij do të luhet më 30 korrik, në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 21:00, ku skuadra shqiptare do të synojë të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve për të siguruar një tjetër kualifikim në arenën europiane.
Fatos LAMAJ


