Merkato-Një portjer brazilian për Teutën. Klubi durrsak firmos me 26-vjeçarin, Maycon Morales

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta nuk ndalet në merkato. Së fundmi skuadra durrsake ka zyrtarizuar blerjen e portierit, Maycon Morales. Braziliani 26 vjeçar së fundmi ishte pjesë e KF Prishtina e Re. Ka luajtur më parë me skuadra si FC Drenica, Babrungas e Sinop FC.

“Mirë se vjen, Maycon Morales! KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, portierin brazilian Maycon Morales. Me eksperiencën e fituar në kampionate të ndryshme dhe ambicien për një sfidë të re, ai i bashkohet klubit për të kontribuar me cilësitë e tij në arritjen e objektivave të sezonit. Mirë se erdhe në familjen e Teutës!”, citohet në njoftimin zyrtar të klubit durrsak, Teuta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img