Merkato-Tirana firmos me mbrojtësin spanjoll të Mallorces, 18-vjeçarin Hugo Fresneda Hidalgo

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana bën një tjetër goditje, vjen një mbrojtës 18-vjeçar. Me një postim në rrjetet sociale, bardheblutë kanë zyrtarizuar blerjen e spanjollit, Hugo Fresneda Hidalgo, i cili i bashkohet klubit për sezonin 2026/27. 18-vjeçari vjen nga akademia e RCD Mallorca-s.

“Hugo Fresneda Hidalgo është bardheblu. KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit spanjoll Hugo Fresneda Hidalgo, i cili i bashkohet klubit për sezonin 2026/27. 18-vjeçari vjen nga akademia e RCD Mallorca, ku është zhvilluar futbollistikisht, përpara se të nisë aventurën e tij të parë jashtë Spanjës me fanellën bardheblu.Mirë se erdhe në KF Tirana, Hugo! Të urojmë suksese!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img