(Video) Vjen fitorja e tretë e Vllaznisë në miqësore. Kuqeblutë mundin Tërbunin në transfertë 0-2. Vendosin golat e shënuar nga Kubazi dhe Murataj me penallti

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tërbuni-Vllaznia 0-2(Shënues: Kubazi, Murataj)

Formacioni i Vllaznisë: Jukaj, Çelikoviç, Pusi, Dëumfour, Sokol Uldedaj, Musta, Qato, Dros, Kobiljar, Perez, Balaj. Trajner: Edi Martini

Vllaznia duket se po shkon drejt konsilidimit të skuadrës kur duhen edhe tre javë nga starti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, java e parë e të cilit luhet me datë 22 gusht duke pritur në stadiumin “Loro Boriçi” Skënderbeun e Korçës.

Tre fitoret radhazi në tre ndeshjet miqësore, 3 me 0 ndaj Laçit, 4-0 ndaj Burrelit, ndeshje këto të luajtura në stadiuminm “Loro Boriçi” dhe 0 me 2 kjo e sotmja e luajtur në transfertë me Tërbunin e Pukës janë një sinjal pozitiv për kuqeblutë, të cilët duket se kanë lënë pas atë eleminim zhgënjyes në turin e parë të UEFA Konferencë League ndaj Malishevës së Kosovës.

Jukaj, Çelikoviç, Pusi, Dëumfour, Sokol Uldedaj, Musta, Qato, Dros, Kobiljar, Perez, Balaj, ishin të besuarit e trajnerit Edi Martini për miqësoren e sotme ndaj pukjanëve, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.

Një pjesë e parë e mirë e Vllaznisë, e cila i kishte të gjitha mundësitë që të shkonte në dhomat e zhveshjes me avantazhin 0 me 1, por penalltia e dhënë në favor të kuqebluve në minutën 45-të shpërdorohet nga Perez, gjuajtja e të cilit pritet lehtësisht nga portjeri i pukjanëve.

Ekzekutimi i penalltisë nga ana e Perez, kur në lojë ishte edhe kapiteni Bekim Balaj, i njohur për gjuajtjet sistematike të njëmbëdhjetëmetërsha nga ana e tij duket se ka qënë një eksperiment nga ana e teknikut Martini për të pasur më shumë alternativa në skuadër gjatë kampionatit kur në lojë mund të mos jetë gjatë të gjithë kohës Balaj.

Me rrjeta të paprekura 0 me 0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta, e cila shoqërohet me zëvendësime nga të dy krahët shfaqet më e mirë për Vllazninë e cila nga ana e saj është konkluduese në tundjen e dy rrjetave. Fiilimisht është Geralb Kubazi që shënon golin e avantazhit ndërkohë që më pas një tjetër penallti e dhënë në favor të Vllaznisë shndërrohet në gol nga Edon Murataj duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 0 me 2.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img