(Video) Vllaznia mbyll minifazën përgatitore në Pukë. Të mërkurën miqësore me Vorën në “Loro Boriçi”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Miqësorja me Tërbunin e luajtur pasditen e së shtunës së stadiumin “Ismail Xhemali” ishte testi përmbyllës i ditëve përgatitore pukjane për ekipin e Vllaznisë.

Periudhë kjo mjaft intensive për skuadrën kuqeblu, e cila nën drejtimin e teknikut Edi Martini dhe stafit të tij, pati ngarkesa të larta fizike me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Përpos punës me topin, e cila konsumohej kryesisht në seancat e pasdites pranë stadiumit “Ismail Xhemali”, seancat e paradites shfrytëzoheshin me vrapime në ajrin e freskët të masivit me pyje të qytetit malor të Pukës, por edhe me seanca në sallën e forcës.

Ngarkesat të ardhura në ulje në ditët e fundjavës i kanë shërbyer skuadrës të ketë formën e duhur sportive në miqësoren e së shtunës me Tërbunin, e cila sidomos për pjesën e dytë pati një përformancë pozitive.

Pasi kanë pushuar edhe mbrëmjen e së shtunës në klimën e freskët të Pukës, në orën 10:00 të paradrekes së diele skuadra kuqeblu ka lënë Pukën për të mbërritur mesditen e së dielës në Shkodër.

Sipas programit të hartuar nga ana e stafit teknik, e hëna është lënë pushim, ndërkohë që skuadra do të rikthehet paraditen e së martës në seancën e radhës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku një ditë më pas, të mërkurën prej orës 17:30 është vendosur të luhet ndeshja miqësore, Vllaznia-Vora.

Një test ky që pritet të jetë ndër më seriozët për skuadrën kuqeblu duke pasur parasysh se përballë do të jetë një nga skuadrat që nën drejtimin e trajnerit Arjan Bellai, ka bërë mirë sezonin e kaluar futbollistik, ndërkohë që për sezonin e ri 2026-2027 ka bërë përforcime të rëndësishme në disa reparte të lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img