Pesë gola në miqësoren Partizani-Besëlidhja. Të kuqtë përmbysin nga 1-2 në 3-2 dhe dalin fitues me rezultatin 3 me 2

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani-Besëlidhja 3-2(Shënues: Kazem, Human, Aksansase/ Flavio Fusha, Akansase)

Partizani vijon përgatitjet intensive në prag të nisjes së kampionatit të ri dhe këtë herë ka dalë fitues nga një test miqësor ndaj Besëlidhjes.

Të kuqtë triumfuan me shifrat 3-2 në një sfidë që dhuroi pesë gola dhe ritëm duke i shërbyer të dyja skuadrave si një provë e rëndësishme përpara ndeshjeve zyrtare.

Skuadra kryeqytetase arriti të shënonte tri herë gjatë takimit duke treguar efikasitet në fazën ofensive.

Protagonist i fitores ishte Human i cili realizoi një dopietë dhe u kthye në një nga figurat kryesore të kësaj sfide.

Golin tjetër për Partizanin e shënoi Ogunleje duke kompletuar suksesin 3-2 të të kuqve.

Por edhe Besëlidhja bëri një paraqitje pozitive, pasi lezhjanët gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Fushën dhe Akansase që shënuan për skuadrën e tyre.

Ndeshja ishte një test i vlefshëm për të dyja ekipet me trajnerët që patën mundësinë të shohin nga afër gjendjen e futbollistëve dhe të korrigjojnë detajet e fundit përpara startit të sezonit.

Për Partizanin kjo fitore shërben edhe si një sinjal pozitiv në prag të kampionatit ku objektivat janë të larta dhe çdo test i mbetur në fazën përgatitore merr rëndësi.

Nga ana tjetër Besëlidhja mund të jetë e kënaqur me reagimin e treguar gjatë takimit. Pavarësisht disavantazhit skuadra lezhjane arriti të shënojë dy gola dhe ta mbajë ndeshjen të hapur deri në fund duke treguar karakter dhe grintë.

Në fund Partizani feston fitoren 3-2 ndaj Besëlidhjes dhe vazhdon rrugëtimin drejt startit të kampionatit me një tjetër test të rëndësishëm të lënë pas.

Të kuqtë tashmë do të fokusohen te përgatitjet finale ndërsa Besëlidhja do të vijojë punën për të qenë gati për sfidat e sezonit të ri.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img