KF Shiroka, vijon përgatitjet për sezonin e ri 2026-27. Fitorja e miqësores ndaj Vllaznisë U19 nxjerr të kënaqur dyshen e trajnerëve Pablo Ríos Freire-Mani

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Shiroka, pjesë e grupi A verior të kategorisë së dytë  vazhdon prej disa ditësh përgatitjet për sezonin e ri futbhollistik 2026-2027.

Nën drejtimin e dyshes së trajnerëve, spanjollit Pablo Ríos Freire dhe kolegut të tij Ardit Mani, i cili njëherazi është edhe në cilësinë e drejtorit sportiv të KF Shiroka, skuadra po punon me plot energji, përkushtim dhe ambicie, me synimin e hedhjes së hapit drejt realizimit të objektivave të shpalosur që prej sezonit të kaluar, fillimisht kalimin në kategorinë e parë, për të vijuar më pas me abicje të tjera më të larta.

Krahas përgatitjeve që vijojnë të zhvillohen në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, skuadra ka nisur testimet me ndeshjet miqësore, njëra prej të cilave ishte ajo e zhvilluar ndaj ekipit të Akademisë së Futbollit Vllaznia U19.

Një ndeshje pozitive për ekipin e Shirokes, e cila që në minutën e pestë gjen golin e avantazhit me autor shtatlartin Jurgen Gjini, ish futbollist i njohur i Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera, që këtë sezon do të luajë për Shirokën.

Dhjetë minuta më pas, Jurgen Gjini, shënon përsëri për Shirokën duke dyfishuar rezultatin. Djemtë e ri të Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Haris Lika shkurtojnë diferencën me anë të kapitenit të tyre përmes një goli model reaizuar nga goditje dënimi.

Nuk vonon as edhe një minutë, dhe vjen goli i tretë për Shirokën me autor Laçeja duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazhin e Shirokës 3 me 1.

45 minutat e pjesës së dytë shoqërohen me aktivizimin e shumë lojtarëve në të dy formacionet përkatëse duke pretenduar për te pare cilësitë e secilit prej tyre, sidomos të atyre që janë në provë, ndërkohë që e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e Shirokës 5 me 2, ku dy golat e tjerë                        shënohen nga Kaçubela dhe Mateo.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Veriu Sport, trajnerët Pablo Ríos Freire dhe Ardit Mani janë shprehur të kënëqur me paraqitjen e skuadrës së tyre, sidomos për lojtarët e rinj që kanë firmosur në merkaton e veres për ngjyrat e Shirokës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img