FSHF-Fusha e stadiumit të Gramshit “Myslim Koçi”, drejt përfundimit. Edhe Bushati i Basania FC ka dy vite i miratuar, por akoma nuk kanë filluar punimet….

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, po vijon punën për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi”, një investim i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe të futbollit në këtë qytet.

Në kuadër të ndjekjes së ecurisë së projektit, zyrtarë të Federatës së Futbollit zhvilluan një vizitë inspektuese në stadium, ku u njohën nga afër me punimet që po realizohen dhe me fazën në të cilën ndodhet aktualisht projekti.

Gjatë vizitës u inspektuan punimet për ndërtimin e tribunës kryesore dhe ambienteve teknike, ndërsa u diskutua edhe për hapat e ardhshëm të projektit.

Ky investim do t’i mundësojë Gramshit një impiant të rinovuar, që do t’u shërbejë ekipeve, akademive dhe futbollistëve të rinj, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe organizimin e ndeshjeve.

FSHF vijon të mbajë në fokus zhvillimin e infrastrukturës si një nga shtyllat kryesore për rritjen dhe përhapjen e futbollit në të gjithë vendin. Investime të tilla synojnë jo vetëm përmirësimin e kushteve aktuale, por edhe krijimin e hapësirave të reja për brezat e ardhshëm të futbollistëve.

Me përfundimin e të gjitha fazave të projektit, stadiumi “Myslim Koçi” pritet të jetë një tjetër impiant sportiv i rëndësishëm në shërbim të komunitetit të Gramshit dhe futbollit shqiptar.

Lajmi në fjalë është shumë i rëndësishëm, sidomos për komunitetin e Gramshit, por në Bushat të Bashkisë Vau Dejës, fusha ku stërvitet dhe luan Basania FC, ka dy vite që është miratuar vendimi për ndërtimin e ministadiumit, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje,cka e ka detyruar skuadrën e kategorisë së dytë të zhvendoset në kompleksin sportive Zmijani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img