Trajneri i Partizanit, Florin Bratu ka dal në konferencë për shtyp në prag të startit të sezonit të ri ku ka folur për përgatitjet,objektivat e klubit,afrimet e reja dhe sfidën e parë ndaj Teutës së Edlir Tetovës.
Si prisni sezonin e ri në drejtimin e Partizanit?
Bratu:Është një kapitull i ri një jetë e re për mua dhe Partizanin. Mendoj se skuadra ka ndryshuar shumë,sidomos gjatë dy muajve të fundit,dhe shpresoj ta nisim mbarë. Do të përballemi me një skuadër të mirë që drejtohet nga një trajner mjaft i mirë. Tetova është një prej trajnerëve më të mirë në Shqipëri. Di gjithçka për të. Ai e transformoi Egnatian dhe fitoi shumë trofe me atë skuadër. Për këtë arsye, presim një ndeshje të vështirë dhe shumë të fortë, por mendoj se ne tani jemi gati.
Si kan shkuar përgatitjet? Jeni i kënaqur me testet miqësore?
Bratu:Ndeshjet miqësore na kanë shërbyer për të provuar disa ide rreth skuadrës dhe për të testuar disa prej lojtarëve në aspektin taktik, sipas ideve të mia. Mendoj se jemi në progres dhe po përmirësohemi gjithnjë e më shumë. Tani presim kampionatin.
Keni ardhur në një prej klubeve më të mëdha të Shqipërisë. Cilat janë objektivat tuaja për këtë sezon?
Bratu:Gjithmonë objektivat e Partizanit janë trofetë. Titulli kampion, Kupa e Shqipërisë dhe pjesëmarrja në kupat e Europës janë shumë të rëndësishme, sepse në këtë mënyrë tregojmë respekt për tifozët tanë. Edhe këtë vit presim të bëjmë të njëjtën gjë. Kemi shumë ambicie për të bërë mirë çdo ditë dhe në çdo ndeshje, bashkë me lojtarët. Lojtarët janë më të rëndësishëm se unë. Mendoj se do të bëjmë më të mirën për këtë klub të madh në Shqipëri.
Po afrimet e reja,si paraqiten?
Bratu:Disa prej lojtarëve janë bashkuar pak vonë gjatë përgatitjeve. Disa nuk janë ende gati, por mendoj se kanë eksperiencën e duhur për të debutuar këtë sezon dhe për të ndihmuar skuadrën. Ata kanë ardhur për të na ndihmuar dhe besoj se do të japin kontributin e tyre.
Cili është mesazhi juaj për të gjithë tifozerinë e Partizanit?
Bratu:E di që në tre vitet e fundit Partizanit i kanë munguar trofetë dhe e di që kjo është e vështirë për tifozët. Por unë pres që tifozët tanë të na mbështesin, sepse është tifozeria më e bukur në Shqipëri. I ftoj të jenë prezent në Vorë dhe të mbështesin skuadrën. Ne kemi nevojë për ta.
Fatos LAMAJ


