Java e dytë e Abisnet Superiore do të zhvillohet e ndarë në tre ditë, me pesë ndeshje që premtojnë emocione dhe përballje interesante.
Java do të hapet të shtunën më me dy takime që do zhvillohen në dy orare të ndryshme.
Në orën 16:00 Partizani do të pres Laçin në një duel ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët e plota.
Më pas në orën 18:30 Elbasani do të përballet me Vllazninë një sfidë që pritet të tërheq vëmendjen e tifozëve.
Të dielën është programuar për tu zhvilluar vetëm një takim,ku në orën 21:00 Teuta do të luaj në shtëpi ndaj Tiranës në një përballje me peshë për të dyja ekipet.
Java do të mbyllet të hënën me dy ndeshje që do luhen në dy orare të ndryshme.
Në orën 16:00 Vora do të përballet me Egnatian,ndërsa në orën 18:30 Skënderbeu do të pres Dinamon.
Pesë ndeshje të ndara në tre ditë me skuadrat që do të kërkojnë të marrin maksimumin në javën e dytë të kampionatit.
Përballjet e javës së dytë pritet të sjellin një tjetër panoramë të tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit shqiptar.
Fatos LAMAJ


