Sunday, November 24, 2024

Futboll Kategoria e parë-Burreli i Nikajt shpërthen që në javën e parë

Lexo

Burreli – Veleçiku 5-2

Golat : Vecaj ‘2 ; Dodaj ‘7 ; Rraboshta ’43 ; Rexhepi ’57 ; Stana 77’

E mërkurë, 4 nëntor 2020, ora 14.00, në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit

Burreli: Miraka, Dodaj, Danaj, Sefgjinaj, Hasa(Dedgjonaj 66), Rexhapi(Punavija 79’), Stanaj, Zefi, Vecaj(Toma 53’)Kurbneshi(Takahashi 54’), Rraboshta(Zuna 66’). Në dispozicion Kocaj, Dedgjonaj, Farruku, Lleshaj)

Gjyqtarë: O. Çela, D. Koreshi, D. Mala(Lushnje). Delegat: Ilir Zherdja(Tiranë), Vëzhgues: Idriz Gashi(Durrës)

Kartonë të verdhë: Kurbneshi, Vecaj, F. Hasa, / Hoxhaj

Matjanët e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin futbollistik 2020-2021 teksa që në start të kampionatit regjistrojnë një fitore të thellë në shifrat 5 me 2. Kjo ka ndodhur pasditen e së mërkurës së 4 nëntorit në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit në sfiden hapëse të kampionatit, Burreli-Veleçiku. Lojë e mire, plot ritem dhe me dominim ndaj kundërshtarit me pesë gola të shënuar, njëri më i bukur se tjetri, por edhe me shumë raste të tjera të regjistruara përpara portës mike të Veleçikut. Një ndeshje që vete specialistët e futbollit matjan nuk kanë nguruar ta konsiderojnë si më të bukurën e 10 viteve të fundit. Dhe, ky sukses, krahas atyre që dhanë kontributin e tyre në fushën e lojës duket se ka edhe një emër konkret, trajnerin Samuel Nikajn.

Shkodrani, tashmë me një përvojë mjaft të madhe në trajnimet e ekipeve të futbollit shqiptar dhe sidomos atyre të Kosovës duke iu përgjigjur pozitivisht fteses së drejtuesve të KF Burreli ka marrë përsipër që ta tjetërsojë skuadrën, në lojë dhe rezultate. Pasi e formatoj në mënyrën më të mirë gjatë merkatos verore duke sjellë në skuadër emra të njohur të futbollit shqiptar dhe atij kosovar me përvojë Superiore, Nikaj zhvilloi një fazë përgatitore model, cilësia e së cilës u pasqyrua mjaft mirë edhe në miqësoret e zhvilluara në prag të kampionatit. Megjithatë, për të parë realisht forcën e skuadrës u desh të vinin ndeshjet zyrtare ku që në start Burreli i Nikajt shpërtheu në fushën e lojës. Fitorja e thellë me rezultatin 5 me 2 ndaj Veleçikut të Koplikut dhe fazat interesante që dhuruan futbollistët vendas në këtë ndeshje kanë entuziasmuar pa masë opinionin sportiv matjan, i cili tashmë ka të drejtë të krenohet me këtë skuadër, madje edhe të pretendojë dhe të guxojë të shpallë kandidaturën e kualifikimit në Superiore.

Fitore kjo, që krahas shkodranit të pankines Samuel Nikaj ka për protagonist edhe dy shkodranë të tjerë si Uendi Vecaj dhe Jasmin Rraboshta. Vecaj, që vjen nga Teuta e Durrësit është autor i golit të parë që në minuten e dytë duke u vlerësuar si goli më i shpejtë i sezonit për kategorinë e parë, ndërsa Rraboshta tund rrjeten në minutën e 43-të, ndërkohë që golat e tjerë për matjanët mbajnë firmen e  Dodajt; Rexhepit dhe Stanes, përkatësisht në minutat 7, 57 dhe 77-të. Fitorja me shifra të thella e pozicionon Burrelin në vendin e parë të tabeles së klasifikimit pas javës së parë, ndërkohë që për javën e dytë matjanët do të udhëtojnë në Tiranë për t’u ndeshur me Voren vendase. Krahas këtij çifti, kalendari për javen e dytë të kampionatit kategorisë së parë për grupin A ka këtë kalendar:  Partizani B-Beslidhja, Oriku-Erzeni, Veleçiku-Korabi, ndërkohë që Dinamo është pushim.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img