(Video) Ceremoni-Veterani i futbollit Shkodran Xhevdet Basha, pjesë e dinastisë së familjes sportive Basha(Xhevdeti, Zyhdia, Lutfia, Vehbia, Çlirimi) nderohet nga KF Vllaznia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Familja sportive Basha i ka dhënë shumë sportit shkodran e më gjërë. Dinastia “Basha” sic quhet në mjedisin shkodran i përket e gjitha futbollit, me katër vëllezërit: Xhevdeti, Zyhdia, Lutfia, Vehbia si dhe me djalin e Xhevdetit, Clirimin.

Pikërisht, për të moshuarin e brezave të futbollit shkodran, 87-vjecarin Xhevdet Basha, KF Vllaznia organizoi para fillimit të ndeshjes Vllaznia-Partizani, një ceremoni në nderim të kontributit që ai ka dhënë si futbollist i Vllaznisë  i viteve 60-të.

Dhe, jo më kot u zgjodh që ceremonia të zhvilloi në ditën e këtrij dueli, sepse krahas Vllaznisë, Xhoda ka luajtur me sukses edhe për Partizanin kur kryente shërbimin ushtarak.

Xhoda, jeton prej vitesh në Belgjikë me familjen e tij, por nuk e harron asnjëherë Shkodrën dhe sidomos stadiumin “Vojo Kushi”-sot “Loro Borici”, aty ku ka provuar emocione të shuma.

Por, emocionet, madje edhe më të mëdha iu shtuan teksa zbriste në pistën e stadiumiit “Loro Borici” nën shoqërinë e mjekut sportiv veteran të Vllaznisë, Zyhdi Coba dhe drejtorit sportive, Vioresin Sinani, të cilët në atë ceemoni simbolike i dhuruan një tufë me lule të freskta si dhe uniformsën e Vllaznisë.

Moment ky që u shoqërua me duatrokigje nga ana e tifozërisë shkodrane, \ashtu si dikur ai lunate në fushën e lojës.

(Video) Pamje nga ceremonia e organizuar nga KF Vllaznia në nderkim të veteranit të futbollit shkodran, Xhevdet Basha.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img