Këtë fundjavë nisin kampionatet Abissnet Superiore U-16 dhe U-17 për sezonin e ri 2026–2027, dy nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit shqiptar të moshave.
Një risi e këtij sezoni është pjesëmarrja për herë të parë e Elite Youth Academy në të dyja kampionatet. Elite Youth Academy do të garojë me të drejta të plota në “Abissnet Superiore” U-16 dhe U-17, në kuadër të strategjisë së FSHF-së për rritjen e nivelit të kampionateve të moshave dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Debutimi i Elite Youth Academy do të vijë që në javën e parë, me të dyja skuadrat që do të përballen me FK Vora në transfertë, në Fushën e Sportit Ahmetaq.


