Abissnet Superiore mbyll javën e katërt, me Teutën kryesuese në kuotën e 10 pikëve dhe Vllazninë të fundit me 2 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 4-t e Abissnet Superiore u mbyll me fitoren e Elbasanit ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”. Verdheblutë triumfuan 2-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të diele.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Laçi siguroi tri pikët në shtëpi, duke mposhtur 2-0 Vllazninë. Ndërkohë, Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët të premten në Korçë, në një përballje që u mbyll në barazim 1-1.

E shtuna solli një tjetër derbi të kryeqytetit, me Dinamo City që triumfoi 4-2 ndaj Partizanit, ndërsa Teuta vijoi paraqitjet pozitive në këtë kampionat, duke regjistruar fitoren e radhës me suksesin 2-0 ndaj Vorës në shtëpi.

Në këtë mënyrë, Abissnet Superiore mbyll javën e katërt, me Teutën kryesuese në kuotën e 10 pikëve dhe Vllazninë të fundit në renditje me 2 pikë.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img