Erdenis Gurishta, titullari dhe zv.kapiteni i Vllaznisë së Superiores ka nisur kursin për trajner futbolli të kategorisë UEFA B që Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon në qytetin e Shkodrës.

Së bashku me të janë edhe emra të tjerë futbollistësh që kanë luajtur më herët në Superiore dhe tashmë luajnë në kategoritë më të ulta, ndërkohë që kanë nisur gjatë periudhës së fundit angazhimet si trajner me ekipet e moshave si Vucaj, Bardulla, Gocaj, Gogaj, Kola, Mesi, Hasaj, etj.

Një program ku që është një mundësi e veçantë për futbollistë dhe ish-futbollistët profesionistë me eksperiencë të gjatë, të cilët kanë preferuar të nisin rrugëtimin drejt diplomave të trajnerëve të UEFA-s, duke filluar nga niveli UEFA B dhe pastaj edhe më lart.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Alban Tafaj, shprehet i kënaqur për pjesëmarrjen, e cila është kryesisht nga Shkodra.
Ndër të tjera, Tafaj vlerësoi edhe pjesëmarrjen e femrave, për të cilat thotë, se për to, FSHF ka vendosur që kursi të jetë pa pagesë.
(Video) Pamje nga zhvillimi i kursit për trajner futbolli UEFA B që po zhvillohet në Shkodër, si dhe prononcimin e lektorit të FSHF-së, Alban Tafaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


