Armand Duka në Selanik për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme, ndryshime edhe në Nations League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi sot mbledhjen e radhës në Selanik të Greqisë, ku mori pjesë edhe Armand Duka në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s. Takim ky ku u morën një sërë vendimesh të rëndësishme për kompeticionet europiane të viteve të ardhshme.

THESSALONIKI GREECE – SEPTEMBER 15: UEFA Executive Committee Meeting 2026 on September 15, 2026 in Thessaloniki, Greece (Photo by Kristian Skeie – UEFA)

Në fokus të mbledhjes ishte përcaktimi i stadiumeve që do të presin finalet e disa prej kompeticioneve kryesore të UEFA-s.

Për finalet e UEFA Champions League, vendimet janë:
* 2028: Munich Football Arena, Mynih
* 2029: Camp Nou, Barcelona

Për UEFA Women’s Champions League:
* 2028: Parc Olympique Lyonnais, Lyon-Décines
* 2029: National Stadium of Ëales, Cardiff

Për UEFA Europa League:
* 2028: National Arena, Bukuresht
* 2029: National Stadium Serbia, Beograd

Për UEFA Conference League:
* 2028: Juventus Stadium, Torino
* 2029: Puskás Aréna, Budapest

Ndërkohë, finalet e UEFA Super Cup do të zhvillohen në:
* 2027: Johan Cruyff ArenA, Amsterdam
* 2028: Astana Arena, Astana

Komiteti Ekzekutiv përcaktoi gjithashtu stadiumin pritës të finales së UEFA Futsal Champions League 2027, që do të zhvillohet në Biel/Bienne Arena, në Zvicër.

Ndryshime në sistemin e promovimit dhe rënies në Nations League

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me UEFA Nations League 2026/27. Komiteti Ekzekutiv miratoi ndryshime në sistemin e promovimit dhe rënies nga njëra ligë në tjetrën, me qëllim që kalimi drejt formatit të ri të kompeticionit të bëhet në mënyrë të qetë dhe të përshtatshme.

Ky ndryshim vjen në kuadër të konceptit të ri të miratuar në maj të vitit 2026, sipas të cilit, duke nisur nga edicioni 2028/29, UEFA Nations League do të përbëhet nga tre liga në vend të katër ligave.

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Belfast, Irlandë e Veriut, më 7 dhjetor, një ditë pas shortit të kualifikueseve të UEFA EURO 2028, i cili do të hidhet po në Belfast.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img