Sinjale pozitive nga Besëlidhja! Lezhjanët marrin pikët e parë në transfertë me Bylisin, por me rastet e krijuara, meritonin fitoren. Beteja e radhës me Besen kryesuese

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylis-Besëlidhja 0-0

Kartonë të verdhë:Aurel Marku 17′, Stoilov 90’/Fetaj 27′, Osikel 51′, Zabala 76′

Bylis:Beqaj,Aurel Marku(Gabriel 83′),Petro Marku(Agalliu 61′),Bruno,Dimov,Kamara(Hodo 83′),Sulovari(Zhaku 61′),Stoilov,Pedro,Muktar,Lopez(Peter 61′). Të gatshëm:Jammeh, Adepoju, Hodo, Olaëlep, Piroli, Agalliu,Ofuri, Diallo, Gabi, Zhaku, Emini. Trajner:Arlind Rustemi

Besëlidhja:Myrta,Janku,Delaj(Gurbanov 58′),Bilali,Fusha(Shyti 68′),Antonio Marku,Smaçi,Fetaj,Zabala,Osikel(Pjetraj 68′),Olamide(Akansase  75′).(Të gatshëm: Gjoka, Temja, Topallaj, Alidema, Trashi, Hila,  Hila, Misja,  Osmanllari, Trajner:Ndriçim Shtubina

Gjyqtarë:Erjon Bylykbashi,Enea Gjoni(Elbasan),Kledi Shehu,Egli Spahiu(Tiranë) Delegat:Astrit Isai(Peqin) Vëzhgues:Alfred Lamçe(Patos)

Besëlidhja ka mar pikën e parë të sezonit pas barazimit 0-0 ndaj Bylisit në Ballsh,në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë.

Përtej rezultatit lezhjanët shfaqën një fytyrë krejt tjetër krahasuar me dy takimet e para dhe krijuan përshtypjen se mund të kishin marrë edhe më shumë nga kjo transfertë.

Pas humbjeve ndaj Kukësit në javën e parë dhe Korabit në javën e dytë Besëlidhja udhëtoi drejt Ballshit me nevojën për të reaguar.

Ndryshimet e fundit në pankinë por edhe në formacion u reflektuan dukshëm në paraqitjen e skuadrës.

Pas takimit me Korabin klubi vendosi të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori ndërsa drejtimin e ekipit për sfidën ndaj Bylisit e mori Ndriçim Shtubina.

Ky i fundit zgjodhi një formacion me disa ndryshime duke u dhënë hapësirë futbollistëve që më parë kishin pasur më pak minuta.

Në Ballsh u pa një ekip më i organizuar më agresiv në dyluftime dhe më kërkues në fazën sulmuese.

Lezhjanët luftuan për çdo top dhe arritën të krijonin disa situata të rrezikshme përpara portës kundërshtare.

Ajo që mungoi ishte vetëm finalizimi pasi në disa momente me pak më shumë qetësi dhe saktësi në metrat e fundit, Besëlidhja mund të kishte gjetur golin që do t’i jepte tre pikët.

Gjithsesi paraqitja ndaj Bylisit dha sinjale pozitive dhe tregoi se skuadra mund të ketë nisur të gjejë ekuilibrin e munguar në fillimin e sezonit.

Barazimi 0-0 i jep Besëlidhjes pikën e parë pas tri javësh por më shumë se rezultati,ajo që mund të kënaq ambientin lezhjan është mënyra se si skuadra reagoi pas dy humbjeve radhazi.

Futbollistët treguan dëshirë, grintë dhe disiplinë ndërsa ndryshimet në formacion sollën një tjetër energji në fushë.

Tashmë sfida është që kjo paraqitje të mos mbetet një episod i izoluar,por të shërbejë si pikënisje për vazhdimësinë e kampionatit.

Besëlidhja ka ende shumë rrugë përpara dhe shumë pikë në lojë teksa ndeshja në Ballsh tregoi se skuadra ka potencial për të reaguar dhe për tu rikthyer në garën për objektivat e saj.

Tashmë vëmendja zhvendoset te sfida e radhës ndaj Besës që do të luhet në stadiumin “Besëlidhja” aty ku objektivi do të jetë vetëm një pikërisht rikthimi te fitorja.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img