Suksesi i boksierit Nelson Hysa në boksin profesionist për kategorinë WBO Global Heavy në ringun e Londrës, është shoqëruar me një pritje speciale nga ana e Kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, pret kampionin shkodran.
“Kënaqësi të prisja Nelson Hysën, për ta uruar personalisht për suksesin e tij të fundit në ring dhe për përfaqësimin dinjitoz të Shkodrës dhe Shqipërisë. 🥊
Biseduam edhe për të ardhmen e boksit në Shkodër dhe për një ide interesante të Nelsonit: afrimin e elementëve të këtij sporti me të rinjtë, përmes programeve të edukimit fizik në shkolla.
Shkodra ka një traditë të jashtëzakonshme në boks dhe kampionët e saj janë shembulli më i mirë për t’ua përcjellë këtë pasion brezave të rinj.”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër Benet Bec në rrjetet sociale.


