Teuta do të zbres të premten në “Loro Boriçi” me synimin për të vijuar ecurinë pozitive të këtij fillimsezoni.
Durrsakët kan mar dhjetë pikë në katër javët e para dhe vijnë në Shkodër pas tri fitoreve radhazi, duke konfirmuar një nisje shumë të mirë të kampionatit.
Skuadra e Edlir Tetovës ka treguar jo vetëm vazhdimësi në rezultate por edhe ekuilibër mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse.
Me tetë gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar Teuta paraqitet si një prej skuadrave më të qëndrueshme të këtij starti.
Në anën tjetër Vllaznia kërkon pikërisht ndaj kryesuesve një reagim që mund të ndryshojë atmosferën e javëve të para.
Kuqeblutë kan dy pikë dhe do të përpiqen të shfrytëzojnë faktorin fushë për të dalë nga momenti i vështirë.
Bilanci i golave është pesë gola të shënuar dhe tetë gola të pësuar gjë që tregon se skuadra shkodrane ka pasur probleme sidomos në prapavijë.
Sfida ka edhe një tjetër element interesant përballjen me të kaluarën. Te Teuta jan katër futbollistë që kan qenë më parë pjesë e Vllaznisë: Artan Jazxhi, Abdurrahman Fangaj, Sherif Kallaku dhe Esat Mala.
Në kampin shkodran lidhjen me Teutën e kan trajneri Edi Martini, Emiljano Musta dhe Klinti Qato.
Kështu “dueli i ish-ëve” është 4-3 për durrsakët ndërsa në fushë pritet një ndeshje me objektiva të ndryshëm ku Teuta kërkon të ruaj ritmin dhe kreun, teksa Vllaznia synon të reagoj përpara tifozëve të saj.
Fatos LAMAJ


