Nga Fatos LAMAJ – Momenti i Eridon Qardakut! Shkodrani po transformohet në një mesfushor klasi në radhët e Dinamos, falë besimit që poi jep trajneri Daja

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dikur sulmues anësor sot një nga lojtarët që i jep më shumë ekuilibër dhe personalitet mesfushës së Dinamos.

Eridon Qardaku është një nga shembujt më të qartë se si një ndryshim roli mund ti jap një tjetër drejtim karrierës së një futbollisti.

Në sezonin 2021-2022 Qardaku realizoi plot 21 gola në kampionat me Bylisin duke u evidentuar si një lojtar i shpejtë agresiv dhe me nuhatje të mirë për golin.

Megjithatë një sezon më pas në Superiore nuk arriti të kishte të njëjtin ndikim.

Karriera e tij vijoi te Vora ku shënoi 9 gola por ende dukej se mungonte diçka për ta kthyer në një futbollist vërtet vendimtar në nivelet më të larta.

Në verën e vitit 2024 erdhi kalimi te Dinamo. Sezoni i parë me blutë nuk ishte ndër më të mirët,edhe për shkak të dëmtimeve që e penguan të gjente vazhdimësi.

Më pas erdhi ideja e Ilir Dajës ku vendosi ta largonte Qardakun nga roli i tij tradicional në sulm dhe ta kthente në mesfushor qendror.

Një zgjedhje që në fillim mund të dukej e pazakontë por që me kalimin e kohës rezultoi një bast i fituar.

Daja ka punuar gjatë me shkodranin në aspektin taktik në fazën mbrojtëse, në vendosje dhe në qarkullimin e topit.

Qardaku gradualisht mësoi të lexonte më mirë lojën, të fitonte duele dhe të kombinohej me mesfushorët e tjerë.

Transformimi i tij u pa qartë edhe në sfidën ndaj Partizanit ku edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli, por me hyrjen në fushë mori menjëherë përgjegjësi.

Kërkoi topin provoi disa herë goditjen nga distanca dhe luajti me një vetëbesim të madh.

Shpërblimi erdhi në minutën e 78-të kur mposhti Qirkon dhe vulosi ndeshjen, duke bërë që tifozët e Dinamos të brohorisnin emrin e tij.

Nga një lojtar i krahut që jetonte me golin në një mesfushor që tashmë di të mbrojë, të ndërtojë dhe të marrë përgjegjësi.

Basti i Ilir Dajës duket i fituar pasi Eridon Qardaku ka gjetur një rol të ri, dhe bashkë me të një tjetër dimension në lojën e tij.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img